Argetim

Barca ka tifozen më të veçantë dhe nuk është vetëm e bukur…

Murgeshë po, por edhe një tifoze! Ashtu sikurse në Itali është motër Paola, një tifoze e flaktë e Lazios, edhe Spanja e ka një të tillë…madje kryemurgeshë. Emri i saj është Lucia Caram dhe ajo është me të vërtetë një “VIP”. Ekipi i zemrës? Barcelona. Ajo jeton në Katalonjë dhe është një nga zëdhënëset më të njohura për pavarësinë e rajonit. Motër Lucia është bërë një yll i mediave, madje ka edhe profile zyrtare në rrjetet sociale të verifikuara ku nuk nguron të shkruajë atë që mendon, e aq më tepër që të ironizojë ekipin kundërshtar, Real Madrid.

Statusi më i goditur, i cili ka marrë mbi tre mijë pëlqime dhe mbi 700 retweets, është ai që ka shkruar për Lopetegui-n dhe skuadrën e tij që nuk po gjen golin në disa ndeshje rresht.

“Përshëndetje të gjithëve. Dikush që kupton nga telefonat mund të më ndihmojë? Prej 10 ditësh ka aktivizuar njoftimin në celular që më tregon kur Real Madrid shënon. Por asgjë, duket se nuk po punon, nuk ka asnjë mënyrë për ta vënë në punë”, shkruan motër Lucia, në statusin e saj, e cila përveç se ka marrë shumë pëlqime, nuk kanë munguar disa ofendime nga disa besimtarë.

Një tjetër postim i saj që “thumbonte” tifozët madrilen ishte ai pas humbjes së Real Madridit kundër Alaves, në qendër të së cilës ishte Florentino Perez në një bisede telefonike imagjinare. “Alo, përshëndetje, Federata Spanjolle? Dua të kthej mbrapsht Lopetegui. Po, kam faturën e blerjes”. Gjithmonë në postimet e saj, Motër Lucia thekson se janë postime me nota humori, në mënyrë që të mos keqkuptohen nga ndjekësit e saj.

Motër Lucia bën pjesë në listën e tifozëve “VIP” të skuadrave, por jo nga ato që kemi dëgjuar deri më tani: bukuroshe, seksi dhe provokuese. Duhet ta ndiqni patjetër në rrjetet sociale…

Më shumë nga Argetim