La Liga

Barça kompleton blerjen 35 mln euro dhe e prezanton në mënyrën më të çuditshme të mundshme

Clement Lenglet ka kaluar nga Sevilla te Barcelona për 35,9 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me katalanasit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll, që ka zbuluar se lojtari do të ketë një klauzolë prej 300 milionë eurosh në kontratë.

23-vjeçari do të largohet nga Sevilla pas dy sezonesh dhe pasi ishte bërë një lojtar kyç për skuadrën. Ai luajti 35 ndeshje në sezonin e kaluar të La Liga.

Për shkak të moshës së tij të re, francezi pritet të jetë pasardhësi i Gerard Pique, 31 vjeç, në të ardhmen dhe duhet të formojë një dyshe shumë të fortë me bashkatdhetarin e tij, Samuel Umtiti.

Një blerje e rëndësishme për katalanasit, të cilët kanë vendosur ta prezantojnë në mënyrën më të çuditshme të mundshme, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Më shumë nga La Liga