Champions League

“Barça nuk na lëndoi”, Allegrin e kënaq stabiliteti mbrojtës

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, vlerësoi ekipin e tij për përballimin e “lojtarëve të jashtëzakonshëm” me një barazim 0-0, në Ligën e Kampionëve, kundër Barcelonës. Barazimi pa gola në Torino e la Juven të dytin në Grupin D, tri pikë mbas gjigantëve të La Liga-s, Barça. Por, duke dalë nga një humbje shokuese 3-2 në fushën e Sampdorias, në Seria A, Allegri ishte i kënaqur me mënyrën se ekipi i tij u mbrojt të mërkurën. “Djemtë bënë me të vërtetë mirë. Kur luani lojëra si kjo, gjithkush duhet të mbrojë. Kemi punuar mirë, kur nuk ishim në zotërim të topit dhe ia bëmë të vështirë Barcelonës që të kalojë përmes mbrojtjes sonë, – tha ai.

Kjo do të thotë së kemi bërë mirë dhe duhet të nisemi nga këtu. Sot më interesonte më tepër performanca sesa rezultati, sepse në Genoa kemi pranuar gola që Juve nuk mund t’i pranojë. Sonte, përballë disa lojtarëve të jashtëzakonshëm, ne kemi mbajtur një nivel shumë të lartë të fokusit dhe ata nuk na kanë lënduar. Kur Juventusi mbrohet kështu, është shumë e vështirë për t’i shënuar”. Juve mbetet e mirëvendosur për të arritur raundin tjetër të Champions-it, teksa do të përballet me një udhëtim në fushën e Olympiacos, në ndeshjen e fundit në grup, më 5 dhjetor. Të besuarit e Allegrit janë një pikë përpara Sporting Lisbona, e vendosur në vendin e tretë në grup”.

 

Më shumë nga Champions League