Kampionatet në Europë

Barça “nxjerr” Verrattin në ankand: Bayern dhe Juve në “pole”

“Camp Nou”, teatri i ëndrrave për shumë futbollistë, ishte një ferr futbolli i PSG-së të mërkurën në mbrëmje,

 

“Camp Nou”, teatri i ëndrrave për shumë futbollistë, ishte një ferr futbolli i PSG-së të mërkurën në mbrëmje, që pa në disa minuta të zbehej një kualifikim për në çerekfinale të Ligës së Kampionevge, i cili dukej punë e kryer pas fitores 4-0 në “Parce des Princes”. Për këtë arsye, është e qartë se makthi i Barcelonës tashmë rrezikon të peshojë rëndë në të ardhmen e klubit francez, që pavarësisht nga investimet e mëdha të sheikut Al-Khelaifi, deri më tani nuk ka shkuar përtej çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kjo është arsyeja pse, siç lexojmë në “La Stampa”, Marco Verratti mund të fillojë të shikojë përreth dhe të mendojë seriozisht për ta lënë Parisin e tij të dashur, duke e kërkuar fatin e tij diku tjetër. Në këtë aspekt, siç është e njohur, Ancelotti do të donte ta kishte përsëri nën urdhëra, tashmë te Bayern Munich, por për fantazistin e talentuar italian mbeten në garë edhe Chelsea i Conte me Juventusin. Largimi nga PSG-ja, sidoqoftë, në çdo rast nuk do të jetë aspak i lehtë, edhe për shkak se operacioni mes kostos së kartonit dhe një marrëveshje të re do të arrinte në rreth 100 milionë euro.

Një operacion sa i Higuain, në fakt, çka të bën të mendosh se bardhezinjtë e Tornios janë gati të bëjnë një tjetër goditje të madhe. Marotta, disa muaj më parë, edhe pse pa përmendur emrin e Verrattit, tha: “Në mesfushë kemi disa lojtarë të rinj interesantë italianë. Por, për ta pasur në dispozicion të sezonit të ardhshëm, ne jemi duke kërkuar një lojtar të nivelit të lartë për atë rol.” Tifozët bardhezinj, me pak fjalë, mund të ëndërrojnë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë