Futboll

Barça i përgjigjet Realit, gjen Vinicius Junior-in e ri

Barça sapo i është përgjigjur rivalit historik, Real Madrid. Klubi blaugrana ka lokalizuar objektivin e tij, Vinicius Junior-in e ri. Vetëm pak muaj më parë, Barça dhe Real Madrid, dy klubet më të mëdha në La Liga të Spanjës luftuan fort mes tyre për të siguruar shërbimet e yllit brazilian të Flamengo, Vinicius Junior, që në fund firmosi me “Los Blancos”. Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez pagoi 45 milion euro për talentin brazilian, ndonëse futbollisti pritet të bashkohet me Real Madrid në “Santiago Bernabeu” vetëm në korrik të vitit të ardhshëm, kur Vinicius Junior mbush 18 vjeç.

Rezultate imazhesh për vinicius junior lincoln flamengo

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e klubit të drejtuar nga Josep Maria Bartomeu, me katalanasit që nuk janë larguar shumë nga shënjestra e tyre, për të gjetur Vinicius-in e ri. Në fakt ai u lokalizua në të njëjtin klub të Brazilit, ku luan edhe ylli i ardhshëm i Real Madrid. Objektivi i ri i Barças është Lincoln, një tjetër sulmues i ekipit nga Rio de Janeiro. Të paktën kjo është ajo që publikon media spanjolle “AS”. Tashmë klubi katalanas synon të finalizojë sa më parë, për të paraprirë interferencat nga klubet e tjera elitare të Europës.

Më shumë nga Futboll