Merkato

Barça, United, Chelsea dhe Atletico duan Florenzi-n

Barcelona dhe Manchester United duket se janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Roma-s, Alessandro Florenzi. Kontrata e lojtarit të verdhekuqve skadon pas një viti dhe “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se klubi italian është gati t’i ofrojë atij një rinovim me 3 milionë euro në sezon.

Megjithatë, e përditshmja italiane ka paralajmëruar verdhekuqtë që të presin përgjigjen e UEFA-s nëse kanë kaluar me sukses rregullat e “fair play”-it sepse, në rast të kundërt, do të jenë të detyruar të shesin. Gjithmonë sipas “Corriere”-s, United dhe Barça po e ndjekin nga afër situatën e Florenzit, ashtu si Chelsea dhe Atletico Madrid.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato