La Liga

Barcelona apo Atletico Madrid? Zbulohet vendimi i Antoine Griezmann

“Canal + France” shpall vendimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, të cilin u tha se do ta njoftonte edhe vetë sot pasdite, në konferencë për shtyp, se cila do të jetë e ardhmja e tij. Futbollisti francez ka marrë në konsideratë qëndrimin në klubin aktual, duke pranuar ofertën e rinovimit të kontratës dhe hedhur poshtë ofertën e Barcelonës. Sidoqoftë, Griezmann ka preferuar ta mbajë ende sekret të ardhmen e tij, duke thënë shkurt: “Nuk është dita për ta zbuluar”.

Griezmann ishte shumë afër mbylljes së transferimit të tij në “Camp Nou”, pas muaj bisedimesh, çka nënkuptonte shlyerjen e klauzolës së zgjidhjes së kontratës së tij, 100 milionë euro nga 1 korriku. Megjithatë, Atlético Madrid u përgjigj me një kundër-ofertë, me të cilën futbolli francez bëhet më i paguari i skuadrës kuqebardhë.

Përveç kësaj, nga të gjitha nivelet e klubit, nga menaxherët te lojtarët, përmes trajnerit Diego Simeone, zhvilluan një fushatë për ta bindur Griezmann të qëndronte. Sipas “Canal + France”, Griezmann ka vendosur të qëndrojë tek Atlético Madrid, duke mbetur standardi i projektit “rojiblanco”.

Më shumë nga La Liga