Merkato

Barcelona arrin marrëveshjen me Griezmann

Mediat evropiane raportojnë se FC Barcelona ka arritur marrëveshjen me Antoine Griezmann.

Sipas El Mundo Deportivo, presidenti Josep-Maria Bartomeu është takuar me familjen e yllit të Atletico Madrid, për të finalizuar marrëveshjen për sezonin e ardhshëm.

Barcelona thuhet të jetë gati të paguajë 100 mln euro për lojtarin e përfaqësueses franceze, i cili fitoi Këpucën e Artë në 2016 dhe ka një kontratë deri në 2022 me klubin kryeqytetas.

Së fundmi ai është kërkuar me ngulm edhe nga anglezët e Manchester United.

Nëse Barça dhe Atletico gjejnë akordin për shumën, Griezmann do të ishte lojtari i dytë më i shtrenjtë i historisë së klubit katalanas, pas Dembele i cili u ble për 105 mln euro.

“Barça ka gjetur akordin me Griezmann për sezonin 2018/19 pasi ka folur me përfaqësuesit e tij,” raporton Mundo Deportivo.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato