Futboll

Barcelona blen yllin kolumbian, zbulohen detajet e marrëveshjes potenciale

Ndërkohë që Manchester City është fokusuar dhe synon të blejë Samuel Umtiti, Barcelona kundërpërgjigjet duke iu afruar marrëveshjes me një prej mbrojtësve më premtues të futbollit ndërkombëtar. Sipas asaj që raporton “Globoesporte” konsiderohet tashmë i kryer transferimi i Yerri Mina, qendërmbrojtësi i datëlindjes 1994, që luan te Palmeiras dhe përfaqësuesja e Kolumbisë.

Rezultate imazhesh për yerri mina

“Kemi komunikuar me Mina që na sqaroi ëndrrën e tij. do të tentojmë të gjejmë një marrëveshje me Barcelonën. Nëse do ta arrijmë, atëherë do ta shesim Mina, në të kundërt do të qëndrojë me ne”, deklaroi Alexandre Mattos, drejtori sportive i Palmeiras. Në të vërtetë ka qenë vetë mbrojtësi ai që i ka kërkuar klubit përshpejtimin e tratativave. Marrëveshja do të finalizohet për shumën e 12 milionë euro, plut 3 milionë në bonuse, të paktën sikurse raporton “Catalunya Radio”. Një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3.7 milionë euro në sezon.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll