Connect with us

Futboll

Barcelona e sigurt: Verratti ose Coutinho goditja e verës

Pas largimit të Xavi Hernandez, Barcelona ka vuajtur shumë në mesfushë edhe pse drejtuesit kanë afruar në skuadër disa futbollistë cilësore duke shpenzuar shuma të mëdha, rasti i fundit ai i Andre Gomes në verën e shkuar. Andres Iniesta, “truri” i mesfushës katalanase nuk po kalon një formë të mirë për shkak edhe të dëmtimeve, Gomes nuk po arrin të përshtaten me filozofinë e klubit pasi i ka munguar mbështetja nga Rakitiç dhe Busquets, ndërsa Rafinha nuk është vendimtar sa duhet dhe si rrjedhoj drejtuesit janë të gatshëm të shpenzojnë edhe një herë tjetër shuma të mëdha, për të kompletuar repartin më të rëndësishëm me lojtar që i përshtaten filozofisë së klubit.

Ylli i Liverpool-it, Philippe Coutinho është dëshira e kamotshme e drejtuesve katalanas, por edhe mesfushori i PSG-së, Marco Verratti është një tjetër objektiv për merkaton e verës. Të dy janë 24 vjeç dhe i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Barcelona-s. Edhe mesfushori spanjoll i Bayern Munich, Thiago Alcantara është një alternativ ndonëse qëndron më posht se Verratti dhe Coutinho. Regjisori italian shikohet si përforcimi i duhur për të rigjeneruar mesfushën e katalanasve që ka humbur shkëlqimin e viteve të arta të “tiki-taka”.

24-vjeçari italian ka cilësi mjaft të mira në mbajtjen e topit dhe krijimin e aksioneve, i fortë fizikishtë, i palodhur dhe i kudogjendur në mesfushë. Mjafton të kujtojmë ndeshjen e parë të Barcelona-s në Paris ku u shkatërruar 4-0. Problemi i vetëm për tu realizuar ky transferim është se klubi i tij, PSG, nuk ka nevojë për të shitur lojtar dhe ai ka një kontratë deri në vitin 2020. Përveç kësaj, klubi francez pas turpërimit në “Cam Nou” nuk është i interesuar të dëgjoj një ofertë për italianin nga spanjollët, vetëm nëse ky i fundit vendos të largohet nga Parisi.


Në rastin e Coutinho-s, cilësitë e tij janë të padiskutueshme, përveç të tjerash është fantastik në driblimet një kundër një në hapësira të ngushta. Gjithashtu, ai mund të kombinohet mjaft mirë me Neymar pasi luajnë në një kombëtare. Si në rastin e Verratti-t ashtu edhe të Coutinho-s (i cili është nën kontratë deri në vitin 2022). Çmimi do të jetë astronomike, por nevoja për të forcuar mesfushën më të mirë të dekadës së fundit mund të detyrojë klubin të bëj një tejtër çmenduri financiare shkruan “El Mundo Deportivo”.

Më shumë nga Futboll