Futboll

Barcelona e tërbuar nga Pique: “Na ka zhgënjyer…!”

Barcelona nuk e ka marrë aspak mirë vendimin e Antoine Griezmann për të qëndruar te Atletico Madrid. Ajo që ka bezdisur më shumë klubin katalanas ishte mënyra e zgjedhur nga sulmuesi francez për të dhënë lajmin dhe publikuar vendimin e tij, përmes një dokumentari të trasmetuar në kanalin spanjoll “Movistar+” dhe të emërtuar “La Decisión”. Por akoma më shumë, ajo që tërboi vërtetë ambientin blaugrana është fakti që dokumentari është prodhuar nga kompania në pronësi të Gerard Piqué. Për të ndezur edhe më shumë tensionin në shtëpinë e Barças ka menduar mbrojtësi tjetër i katalanasve Samuel Umtiti, i cili ka ripublikuar në “Twitter” njoftimin e Pique, duke komentuar: “Më mungojnë vetëm kokoshkat”.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje ka folur Jordi Mestre, i cili gjatë një deklarate për mediat tha edhe disa fjalë në lidhje me transferimin e dështuar të Griezmann. “Respektojmë vendimin e Griezmann për të qëndruar te Atlético Madrid dhe mirëkuptojmë zhgënjimin e tifozëve të Barças. Piqué? Presidenti ka komunikuar me atë për t’i bërë të ditur se ka çuditur dhe krijuar shumë zhgënjim mes drejtuesve dhe tifozëve të Barcelonës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në çështjen “Griezmann”.  Do të flasim privatisht me atë dhe Umtiti, kur të rikthehn nga Botërori dhe pushimet”, deklaroi Mestre.

Më shumë nga Futboll