Futboll

Barcelona, fanella e re për 2018-2019

Sezoni i ri futbollistik ka më shumë se dy muaj e gjysmë që ka nisur, por ndonjë nga klubet ka nisur menjëherë të mendojë për vitin tjetër: Barcelona ka zgjedhur që tani fanellën e parë që do të e veshë për 2018/2019.

Zbulimin e ka bërë sajti i specialisuar ‘Footy Headlines’, që vazhdimisht befason me informacionet që përcjell. Këtë radhë ka qenë pikërisht radha e klubit kuqeblu.

Për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë detaj të veçantë, por mjafton për të kuptuar se si do të jetë uniforma e re e Barcelona-s: vija të ngushta edhe për sezonin tjetër, por pak më të rregullta se ato të 2017-2018.

Në ndryshim nga sezoni aktual, pantallonat e shkurtra dhe çorapet do të kenë një ngjyrë blu më të errët. Një rikthim në vitet e para të shekullit të ri, kur këto uniforma visheshin nga Rivaldo dhe Luis Enrique.

Më shumë nga Futboll