Connect with us

Futboll

Barcelona gjen pasuesin e Neymar-it te… Real Madridi?

Barcelona gjen pasuesin e Neymar-it te… Real Madridi?

Askush nuk e priste këtë!

Barcelona po kërkon me dëshpërim për një zëvendësues të yllit Neymar, i cili ka braktisur katalanasit për të provuar një aventurë të re te PSG-ja. Dy emrat më të përmendur në medie janë Ousmane Dembélé (B. Dortmund) dhe Philippe Coutinho (Liverpool).

Për befasinë e të gjithëve, nënkampionët e Spanjës deri tani nuk kanë qëlluar gjë. Edhe pse për secilin kanë ofruar nga 100 milionë euro, ata kanë marrë vetëm refuzime.

Gjithsesi, kjo gjendje mund të ndryshojë plotësisht. “Diario Gol” njofton se kandidati i tretë është një lojtar i Real Madridit, Marco Asensio! Sa e frikshme është kjo? Pafund, sepse armiqësia ndërmjet dy klubeve është historike. Barcelona, sidoqoftë, nuk shqetësohet për detaje që nuk kanë lidhje me futbollin.

¡¡SUPERCAMPEONES DE EUROPA!! 🏆🏆 #HalaMadrid

A post shared by Marco Asensio (@marcoasensio10) on

21-vjeçari konsiderohet si talenti më premtues në Spanjë dhe ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh. Pra, katalanasit nuk kanë pse të negociojnë me presidentin Florentino Perez, mjafton që të paguajnë klauzolën. Kur di që Neymar është larguar për 222 milionë euro, e kupton që në “Camp Nou” 80 milionë euro nuk janë asgjë, por edhe kjo mund të ndryshojë, sepse “Los Blancos” pritet që të rinovojnë me djaloshin, duke ia bërë klauzolën 350 milionë euro.

Asensio ka një arsye të fortë për të zgjedhur Barcelonën. Nëse në Madrid ai nuk luan si titullar, si katalanas mundet. Madje, me yje si Luis Suarez dhe Lionel Messi pranë.

Çfarë fati!

 

 

Më shumë nga Futboll