• Barcelona harton planin, Ter Stegen “tërheq” Reus-in

    Publikuar: 9 May 4:53

    Barcelona dhe Marco Reus deri tani ka rezultuar një histori dashurie pa një fund, por këtë ndoshta do ta shohim këtë verë. Mesfushori gjerman, i cili vitin tjetër futbollistik pritet të marrë shiritin e kapitenit, e ka shprehur disa herë simpatinë e tij për ekipin katalanas, ashtu si edhe Barcelona shpesh është përmendur për interesin e madh që ka për 27-vjeçarin. Dhe, kështu, sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, kampionët e Spanjës duket se kanë rikthyer vëmendjen te ylli i kombëtares gjermane.

    Duke e parë veten të skualifikuar herët në Champions League, Barcelona ka vendosur të freskojë ofensivën. Kandidatët deri tani janë Vitolo (Sevilla), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain) dhe Reus. Katalanasit mund të përdorin portierin Marc-Andre ter Stegen për të bindur ish-shokun e tij të skuadrës te Borussia Mönchengladbach për t’iu bashkuar në “Camp Nou”. Problemi më i madh është se Reus është i vetëdijshëm për faktin që konkurrenca me yje si Messi dhe Neymar mund ta lënë në stol …


    Lexo postimet e tjera