Connect with us

La Liga

Barcelona heq dorë nga Messi: Duhet të mendojmë për bilancin

Duket se marrëdhënia mes Leo Mesi-t dhe Barcelona-s është ftohur ndjeshëm në kohët e fundit. Tema është ajo e përhershmja, ose të paktën ajo që ka lënë pa gjumë tifozët katalanas prej muajsh: rinovimi i Leo Messi-t, i cili ka një kontratë me Barçën deri në 2018-ën. “Pleshti” është ylli i vetëm i treshes së sulmit të Barcelona-s, që nuk ka rinovuar akoma. Kanë nënshkruar Neymar dhe Suarez, por jo ai. Për më tepër, rruga drejt arritjes së një marrëveshjeje mes palëve, duket se është akoma e gjatë. Këtë e ka konfirmuar, në mënyrë indirekte, drejtori i përgjithshëm i klubit, Oscar Grau, kur është pyetur në lidhje me Messi-n.

https://www.youtube.com/watch?v=juz2p0NFxHU

“Barcelona duhet ta analizojë këtë situatë me gjakftohtësi dhe me logjikë: ne duam të mbajmë lojtarët më të mirë, por klubi nuk mund të investojë më shumë se 70% të buxhetit për rrogat. Duhet të mendojmë për bilancin”. Po për çfarë shifrash po flet Grau? Nuk e ka thënë qartë, por nuk është një mister se rinovimi i Messi-t është kthyer në një çështje te Barcelona. Prej kohës për lojtarin po interesohen Paris Saint Germain dhe Manchester City, gati t’ia vjedhin Barçës edhe me kusht që të paguajnë shuma të çmendura. Kohët e fundit, shtypi spanjoll ka shkruar për disa shifra të jashtëzakonshme. në fakt, sipas mediave spanjolle, në këtë fazë të parë të negociatave, familja Messi duket se i ka kërkuar klubit një rinovim disavjeçar me 50 milionë euro në sezon. Një kërkesë shumë e lartë në krahasim me 20 milionë eurot që lojtarit fiton aktualisht.

Deklaratat e Grau duket se janë një pasojë e këtyre zërave. “Ndoshta duhet të kemi disa përparësi, – ka theksuar drejtuesi i katalanasve. – Duhet të mendojmë për shifrat dhe të analizojmë çështjen me gjakftohtësi. Një opsion është rritja e të ardhurave, një objektiv që është në planin tonë strategjik. Dëshira e klubit është që lojtari më i fortë në botë dhe i historisë të qëndrojë me ne. Do të më pëlqente të siguroja ortakët në lidhje me ketë, por gjithçka duhet bërë duke përdorur arsyen”.

 
[interaction id=”5835f11e67075ce64999bc17″]

Më shumë nga La Liga