• Barcelona humbet sërish, turqit dominojnë Euroleague

    Publikuar: 18 Mar 5:23

    Një kosh 30 sekonda nga fundi i Sharkin i dha fitoren ekipit spanjoll të Baskonia Gasteiz, që mposhti 79-78 CSKA Moskë, ndeshje e vlefshme për raundin e 26-të të Euroleague. Shënuesi më i mirë për spanjollët ishte Hanga me 15 pikë, që i bëri të pavlefshme 22 pikët e Nando De Colo për rusët, që pavarësisht humbjes janë kualifikuar për në çerekfinale. Në sekondat e fundit fiton edhe Zalgiris Kaunas, që mundi 82-80 rusët e Unics Kazan, ndeshje e luajtur në Rusi. Edhe pse Langford realizoi 27 pikët për kazan, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për lituanezët u dallua Jankunas me 21 pikë, sukses që i mban ende në lojë për një vend në play off.

    Nga ndeshja CSKA Moske-Real Madrid

    Ajo që thuajse i ka thënë lamtumirë Euroleague është Barcelona, që u mund 67-56 në Turqi nga Stambolli, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase. Vetëm matematika mban spanjollët në lojë 4 javë nga fundi, një mission thuajse i pamundur, ndaj ky sezon konsiderohet i sdështuar për nja nga ekipet pretendente në Euroleague. Një tjetër ekip turk që fitoi mbrëmë është Gallatasaraj, që moshti 80-71 Olympiacos në Athinë. Grekët, të kualifikuar në play off, nuk dhanë maksimumin në fushë dhe menduan më shumë për kampionatin. Ndaj për turqit ishte e lehtë të fitonin, sfidë ku u dallua Micov me 18 pikë. Interesant fakti se këtë javë fituan të 4 skuadrat turke.

    EUROLEAGUE – RAUNDI I 26-TË

    16 mars, Anadolu Efes – Maccabi, 92-87

    16 mars, Panathinaikos – Real Madrid, 88-82

    16 mars, Brose Bamberg – Fenerbahce, 78-83

    16 mars, Armani Milano – Crvena Zvezda, 71-78

    17 mars, Unics Kazan – Zalgiris Kaunas, 80-82

    17 mars, Stamboll – Barcelona, 67-56

    17 mars, Olympiacos – Gallatasaraj, 71-80

    17 mars, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 79-78

    Renditja e Euroleague aps raundit te 26-te


    Lexo postimet e tjera