Champions League

Barcelona injoron Juven, feston pas shortit

Në Barcelonë e kanë pritur shumë mriz shortin e çerekfinaleve të Champions League, që ka vënë përballë katalanasve kampionët në fuqi të Italisë, Juventus. Në Nyon, zëvendëspresidenti i Barçës, Jordi Mestre, e ka komentuar me këto fjalë shortin: “Një sfidë interesante, ishte e rëndësishme për ne që të shmangnim derbin spanjoll me Real ose Atletico”. Edhe shtypi katalanas ka shprehur të njëjtin mendim me klubin: “Ka shkuar mirë, është një skuadër që mund të mposhtet”. Zëvendës presidenti i klubit “blaugrana” ka shtuar se: “Juventus është një skuadër që ka histori, nuk e zbulojmë sot këtë, po paraqitet shumë mirë në këtë sezon dhe jo vetëm. Është një ekip i fortë, do të jetë një ndeshje interesante. Pas sfidës me PSG gjithçka është e mundur në futboll”.

Ndërsa në Itali, shtypi e ka konsideruar si të pafat shortin e Nyon, reagimi i mediave spanjolle, veçnërisht ato katalanase, janë shprehur optimiste. E përditshmja “Mundo Deportivo” ka theksuar avantazhin e ndeshjes së kthimit në shtëpi dhe ka shkruar për kthimin e Dani Alves në “Camp Nou”. “Mundo Deportivo” e ka përshkruar si “tërheqëse” ndeshjen mes Juventus dhe Barcelona. E përditshmja spanjolle, gjithashtu, ka përmendur Higuain dhe Buffon si lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjve. Por i ka dedikuar edhe një shkrim përballjes mes Suarez dhe Chiellini, që do të kthehen të sfidohen pas kafshimit të Botërorit brazilian të 2014-ës.

Ndërkohë “Sport” ka shkruar, se “kjo ishte ndeshja për të cilën Barcelona kishte nevojë”, duke kujtuar se, ashtu siç ka bërë zëvendëspresidenti Mestre, ishte e rëndësishme të shmangeshin Real dhe Atletico Madrid. “Ka shkuar mirë”, lexohet në portalin e “Sport”. Për sa i takon Juventus-it, memoria shkon menjëherë te finalja e 2015-ës. “Sport” ka shkruar se Dybala ka rigjeneruar bardhezinjtë, por në përgjithësi ka folur për një Juve që mund të kalohet, edhe pse përballja në Torino nuk do të jetë e lehtë.

Më shumë nga Champions League