La Liga

Barcelona, ja kushtet e (para)caktuara për vitin e tretë të Valverde

Gazeta “Mundo Deportivo” ka shkruar sot për çështjen e rinovimit të trajnerit të kampionëve të La Liga-s, duke zbuluar disa detaje me rëndësi, se çfarë parashikon kontrata aktuale për futjen automatike në fuqi të vitit të tretë në “Camp Nou”. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dha një intervistë për “Onda Cero”, në të cilën e bëri të qartë se kontrata me Ernesto Valverde është 2+1.

Burimet e klubit katalanas tregojnë se viti opsional nuk varet nga vullneti i njërës, ose i palës tjetër, por nga marrëveshja reciproke. Barça dhe Ernesto Valverde duhet të bien dakord për vendimin. Presidenti deklaroi se do të ishte mirë ta vendosnin gjithçka brenda muajit mars, por realiteti është se kontrata e trajnerit përcakton se ka kohë deri në maj, që Valverde të endosë: të vazhdojë, ose të largohet.

Më shumë nga La Liga