Futboll

Barcelona kryeson garën për “yllin” e Atletico Madridit…

Barcelona kryeson garën për “yllin” e Atletico Madridit…

Ashtu si raporton sot “Le10Sport”, gjigantët e La Liga, Barcelona, janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Atletico Madrid, Antonie Griezmann, prej kohësh objektiv i Manchester United në merkato. “Telenovela”, për të ardhmen e sulmuesit francez, ka nisur që në verën e kaluar, kur Jose Mourino e etiketoi si përforcimi i duhur për “djajtë”, por marrëveshja nuk u arrit sepse “embargo” që FIFA i vuri Atletico Madridit në merkato i detyroi spanjollët të “blindonin” 26 vjeçarin.

Image result for griezmann

Në janar, kur Atletico do të federojë dy sulmues të rinj Diego Costa dhe Vietto, Griezmann do të fillojë të mendojë për të ardhmen larg “Wanda Metropolitano”. Manchester United nuk ka hequr dorë dhe do të paraqesë një tjetër ofertë për futbollistin, sapo të nis viti i ri kalendarik, por sipas “Le10Sport”, britanikët kanë humbur terren në garën për Griezmann, sepse futbollisti do të pranonte me kënaqësi më të madhe të qëndronte në La Liga, aq më tepër me Barcelonën.

Image result for griezmann

Klubi katalanas do të nis së shpejti kontaktet me futbollistin, që do të kompletonte “tredhëmbëshin” me Messi dhe Suarez, por mbetet për t’u parë vendimi i Atletico Madrid. Klubi i Simeone do të ishte “pro” kalimit të lojtarit në Premier League, në vend të që shkonte te rivalët e drejtpërdrejtë në Spanjë. Në këto kushte, “telenovela” do të mbyllet vetëm verën e ardhshme.

Më shumë nga Futboll