La Liga

Barcelona lajmëron super blerjen: Në janar do të vijë te ne

Barcelona ka dalë hapur dhe ka lajmëruar atë që do të jetë objektivi numër një i merkaton së janarit. Drejtori ekzekutiv i klubit katalanas, Oscar Grau, ka zbuluar se “balugrana”-t do të hidhen përsëri në sulm për Coutinho-n, lojtari që u shpëtoi nga duart në merkaton e verës. “Për merkaton e janarit jemi gati të marrim Coutinho-n ose çdo lojtarë që stafi teknik do të na kërkojë. Por është e rëndësishme të përshtatemi. Për rrjedhojë, nëse do të ketë blerje, atëherë do të ketë edhe largime”.

Në verë Liverpool ka refuzuar tre oferta të Barcelona-s për Coutinho. E fundit ka qenë plot 130 milionë euro, plus një rrogë prej 23 milionë eurosh në sezon për 5 vite. Kështu, në janar do të vijë sulmi i radhës, me ofertën që mund të shkojë në 200 milionë euro. Blerja e Coutinho mund të bëjë që të harrohet përfundimisht Neymar, duke parë se super blerja e verës Dembele nuk e ka nisur mirë aventurën për shkak të një dëmtimi fizik që do ta mbajë larg fushave deri në 2018-ën. Tani Grau dhe barcelona janë gati për një investim të ri.

Më shumë nga La Liga