• Barcelona ndërron “lëkurë”, ja fanella e sezonit 2017-2018

    Publikuar: 19 May 1:40

    Barcelona e sezonit të ri, 2017-2018, do të ketë tjetër “lëkurë”. Këto janë tri modelet e fanellave të ekipit katalanas të futbollit për sezonin e ardhshëm. Tipari kryesor është se ato janë të ngushta, përveç ngjyrave të ndryshme që i mbizotërojnë: e purpurta, kaltëroshja, mente dhe kafe. Kjo e fundit duket shumë e ngjashme me fanellën e Romës. Mbi to, në pjesën e përparme, do të jetë i stampuar emri i sponsorit “Rakuten”. Ndryshimi në dizajn i fanellës së Barcelonës nga një sezon në tjetrin është diçka revolucionare në aspektin e marektingut dhe fitimit. Vlen të theksohet se kjo uniformë e re do të jetë pa jakë.


    Lexo postimet e tjera