Connect with us

Futboll

Barcelona nuk është më “e preferuara” e FIFA-s

Në vitet e fundit, marrëdhëniet e Barcelonës me FIFA-n veçse janë përkeqësuar. Klubi të cilin Jose Mourinho më parë e akuzonte për lidhjet e forta me institucionin më të lartë të futbollit tanimë nuk gëzon mbështetje “nga lart”. Përkundrazi. Kjo u theksua kur katalanasit u dënuan me pezullim të merkatos për transferimet e parregullta të të rinjve. Javën e kaluar, Luis Suarez njoftoi se nuk do të ndjekë mbrëmjen gala të FIFA-s për vlerësimin e më të mirëve të vitit, duke kujtuar trajtimin që iu bë nga shtëpia e futbollit për kafshimin e tij ndaj italianit Giorgio Chiellini në Botërorin 2014.

Fotoja e sulmuesit Luis Suarez në formacionin e më të mirëve nga FIFA është cilësuar një provokim në rrjetet sociale. Për më tepër, gjykoni vetë!

Dje, ai nuk qe i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga FIFA në Zyrih, aty ku Cristiano Ronaldo u shpall “Lojtari më i mirë i vitit”. As Gerard Pique, Andres Iniesta dhe Lionel Messi – pjesë të formacionit më të mirë të vitit – me urdhër të klubit nuk morën pjesë. Barcelona e shpjegoi këtë veprim duke u justifikuar me faktin se skuadra e teknikut Luis Enrique po përgatitet për ndeshjen e ardhshme me Athletic Bilbao-n. Presidenti Josep Maria Bartomeu qe i vetmi përfaqësues i kampionëve të Spanjës në Zyrih, por kjo nuk mjafton për të zbutur zemrën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

 

 

Më shumë nga Futboll