Futboll

“Barcelona nuk po e shqyrton mundësinë e rikthimit të Neymar”

Zv. Presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flisnin për një rikthim të mundshëm të Neymar në “CampNou”. Në një prononcim për mediat, Cardoner ka deklaruar se çështja “Neymar” nuk ka qenë temë e bisedimeve të drejtuesve të klubit.

“Në takimin e Barcelonës askush nuk e ka konsideruar mundësinë e rikthimit të Neymar, sot është një pyetje që nuk ka një përgjigje sepse askush nuk e ka rivlerësuar mundësinë e rikthimit të tij”, u shpreh Cardoner.

Ai ka theksuar se rasti i braziliani është shumë i ndryshëm nga lojtarët e tjetrë, pasi ishte 26-vjeçari ai që zgjodhi të largohej nga Barcelona drejt gjigandëve të PSG, për një shifër rekord.

“Ishte ai që u largua. Është diçka tjetër nëse ne do ta kishim lënë të largohej sepse nuk besonim te ai dhe tani duam ta rikthejmë, por ky nuk është rasti i tij”, theksoi zv. Presidenti i gjigantëve katalanas.

Megjithatë, Cardoner nuk e përjashtoi një rikthim të mundshëm, por konfirmoi se deri më tani nuk ka qenë në objektivat e klubit. “Nëse do ta kishim menduar një gjë të tillë, atëherë do e kishim biseduar me drejtuesit, por deri më tani nuk ka ndodhur”, përfundoi Cardoner.

Më shumë nga Futboll