Bundesliga

Barcelona, pengesa e vetme mes Milan dhe Aubameyang

“Jam i lumtur që do të qëndroj këtu”. Gënjeshtër? Jo, por Pierre Aubameyang nuk e konsideron akoma të mbyllur merkaton. Dhe përtej këtyre deklaratave të dhëna para disa ditësh në Gjermani, sulmuesi gabonez vazhdon të refuzojë rinovimin me Borussia Dortmund. E ka bërë plot tri herë një gjë të tillë, pavarësisht se klubi i ka ofruar shifra të rëndësishme. Auba po merr kohë, sepse shpreson akoma te një telefonatë nga Milan që po merr në konsideratë disa zgjidhje për sulmin, me Pierre gjithmonë në mendjen e drejtorit sportiv Mirabelli.

Kështu, kontaktet vazhdojnë, edhe pse janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm: të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij dhe një rrogë 8 milionë euro në vit për 5 sezone. Për këtë arsye Kalinic mbetet në “pole position”. Por problemi i vërtetë, i dalë këto ditë, është qëllimi i Barcelona për të marrë Ousmane Dembele nga Dortmund. Në fakt, klubi gjerman nuk mund të lejojë që të humbasë dy yje njëkohësisht. Gjithsesi, Aubameyang vazhdon të shpresojë te Milan.

Më shumë nga Bundesliga