Merkato

Barcelona po punon për operacionin e trefishtë me vlerë 120 mln €

Linja direkte Barcelonë-Amsterdam. Skuadra e Barcelona-s është duke punuar për një operacion sensacional.

Kontaktet mes drejtuesve katalanas dhe homologëve të Ajax kanë qenë të shpeshta, jo për një, as për dy, por për tre lojtarë.

Bëhet fjalë për De Ligt, Frenkie De Jong dhe Noussair Mazraouni.

Treshja thuhet se do t’i kushtonte klubit spanjoll një shifër të frikshme 120 mln euro.

Negociatat kanë nisur tashmë, por akoma nuk dihet nëse po punohet për merkaton e janarit apo atë të verës së ardhshme.

Më shumë nga Merkato