Kampionatet në Europë

Barcelona rezervon fanellën me numrin “7” për Griezmann

Antoine Griezmann do të jetë ylli, që do të nënshkruajë verën e ardhshme. Ky transferim konsiderohet jo vetëm si më i rëndësishmi që Barça do të bëjë, por edhe në nivel europian. Njëqind milionë, sa është klauzola e largimit të tij nga Atletico Madrid, nuk do të jetë shqetësim për klubin katalanas. Madje, mësohet se është përcaktuar edhe fanella me numrin përkatës, me të cilën ai do të prezantohet dhe luajë në “Camp Nou”. Ndërkombëtari francez e ka rezervuar fanellën me numrin “7”, që deri më tani i përkiste ish-shokut të tij të skuadrës tek Atlético Madrid, Arda Turan.

Pas largimit të turkut, ky numër ishte i lirë, edhe pse dukej se Coutinho mund të bëhej trashëgimtar i tij. Mirëpo, përfundimisht do të jetë Griezmann, që do ta mbajë në shpinë numrin në fjalë. Në këtë kuptim, nuk ka pasur asnjë problem për nënshkrimin e yllit të merkatos së dimrit, Philippe Coutinho, i cili ka pranuar një vendim që duket se është marrë para operacionit me Liverpool. Kështu, Mascherano do të largohet dhe lë bosh numrin “14”, i cili u bë i famshëm nga legjendari Johan Cruyff, dhe do t’ia lërë “stafetën” Coutinhos me “14” mbi shpinë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë