Futboll

“Barcelona rrezikon të shndërrohet në Milan-in e ri!”

Sipërmarrësi katalanas Victor Font, që ka shpallur tashmë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2021 për presidencën e Barcelonës ka folur për “AS” për rrezikun që sipas tij, i cënohet klubit blaugrana, për të ardhmen dhe krahasimi nominal por perfekt në linjë me realitetin. Në këtë sezon, katalanasit kanë fituar La Liga spanjolle dhe dolën nga Champions League, të eliminuar nga Roma.

Krahasuar me skuadrën e disa sezoneve më parë, gjërat kanë ndryshuar dhe të shumtë janë futbollistët e ndryshuar. E famshmja tiki-taka, e lindur nga këmbët e Messi, tashmë mund të mos mjaftojë dhe sigurisht në optikën e së ardhmes nuk do të jetë më e mundshme të synosh në këto dy faktorë që kanë karakterizuar shumë vite të suksesit të klubit. “Rreziku është që të shndërrohemi në një Milan të ri: një klub i madh me histori, tituj dhe gjithçka tjetër, por që nuk mund të garojë me elitën botërore. Pas tripletës së

2015 kisha paralajmëruar se nevojitej të ndryshohej mënyra e të bërit të gjërave, përndryshe në 2025 do të ndalnim së garuari me të mëdhenjtë. Njerëzit thanë: çfarë thotë ky? Gjithsesi duhet menduar për epokën pas-Messi. Jam i bindur se klubi i bazuar mbi ortakët është kompatibël me modelin e ri, por duhet të vendosim bazat duke rinovuar strategjinë. Kjo punë duhej të kishte nisur që 10 vite më parë”, deklaroi Victor Font, kandidat për presidencën e Barças.

Më shumë nga Futboll