Futboll

Barcelona: Do të sakrifikojmë për rinovimin e Messi

Aftësia e Barcelonës për t’i ofruar Lionel Messi një kontratë të majme do të vijë nga rritja e të ardhurave nga sponsorët dhe shitja e futbollistëve, bëri të ditur shefi ekzekutiv i klubit katalanas Oscar Grau, i cili gjithashtu është përgatitur për një sakrificë të madhe financiare. Kontrata e Messi me Barcelonën përfundon në vitin 2018 dhe dalët janë ulur në tryezën e bisedimeve për të gjetur marrëveshjen e re, si ndodhi pak kohë më parë edhe me Neymar dhe Luis Suarez, të cilët rinovuan me 25 milionë euro në sezon. Por çmimi tavan për pagat e futbollistëve në La Liga e pengon Barcelonën, që duhet për përdorë logjikën, tha Grau.

Messi and his team-mates missed the ceremony to prepare for the clash with Athletic Bilbao

“Ne duam të kemi në ekip futbollistët më të mirë, por kjo është e pamundur që 11 prej tyre të jenë më të paguarit në planet. Kësisoj duhet t’i vëmë vetes prioritete,” – tha Grau. Rregullorja e kampionatit spanjoll i ndalon klubet të paguajnë më shumë se 70% e buxhetit për rrogat e futbollistëve. Te Barcelona, sidomos pas rinovimeve të Suarez dhe Neymar, mesatarja e pagave ka shkuar 6 milionë euro në sezon për çdo futbollist. Rinovimi i Messi, që mendohet se do të marrë 30 milionë euro në sezon, 10 më shumë se aktualisht, duhet të bëhet me “strategji të qartë dhe mendje të ftohtë, sepse do të nevojitet që klubi të sakrifikojë diçka,” – deklaroi Grau.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me numrat, – shtoi ai. – Një mundësi të kemi është të rrisim të ardhurat tona nga sponsorët, nga marketingu dhe nga shitja e futbollistëve. Për të mbajtur futbollistë si Leon Messi duhen përdorur strategji të qarta. Favori ynë është se lojtari më i mirë i botës dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Anëtarët dhe drejtuesit e klubit po punojnë për t’i plotësuar dëshirën atij dhe tifozëve, por kjo që kërkon sakrifica të mëdha.”

Më shumë nga Futboll