Connect with us

Futboll

Barcelona i thotë “Jo” Dybala’s! Juventus tenton Andre Gomes

Barcelona nuk do të provojë të blejë Paulo Dybala nga Juventus. Për këtë gjë është e bindur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, sipas të cilës drejtuesit e klubit “blaugrana”, të pakën pjesa më e madhe e tyre, kanë komunikuar vendimin zyrtarisht numrit 10 të Juventus. Sipas vendimit të marrë, klubi katalanas nuk është më i interesuar të blejë Paulo Dybala, i cilësuar i papërshtatshmë me Messi. Një vizion ky absolutisht i largët nga ai i trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës, Sampaoli, i cili dëshiron të ndërtojë projektin e tij bardhekaltër pikërisht duke besuar mbi Joya dhe numri 10 i Barças, pas krahëve të Icardi ose Higuain.

Me të arkivuar çështja “Dybala”, diskutimet e merkatos mes Barcelonës dhe Juventus mund të vijojnë gjithsesi, kësaj radhe në lidhje me Andre Silva. Mesfushori portugez i ekipit katalanas, sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, mund të larohet edhe më shumë nga shanset për një vend titullari te formacioni i skuadrës blaugrana, me mbërritjen e Paulinho, i blerë nga Guangzhou për 40 milionë euro. Në këto kushte, Juventus mund të ishte destinacioni ideal për portugezin, Andre Gomes.

Më shumë nga Futboll