Connect with us

Champions League

Barcelona tregon respekt për Juven: Eshtë klub historik!

Nuk ka provuar të jetë dashamirës shorti i Nyon-it për Juventusin.

 

Nuk ka provuar të jetë dashamirës shorti i Nyon-it për Juventusin. Skuadra kampione e Italisë do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Barcelonën, ndërkohë që kjo e fundit sapo ka bërë përmbysjen e pabesueshme dhe historike ndaj PSG-së (6-1). I intervistuar nga “Premium Sport”, zv.presidenti i klubit blaugrana, Jordi Mestre, tha pas shortit:

“Ne do të përballemi me një klub historik, që ka traditë të madhe. Dy vjet më parë kemi luajtur kundër bardhezinjve në finalen e Champions-it. A na motivon përmbysja ndaj PSG-së? Ne e kemi treguar se çdo gjë mund të ndodhë në futboll. E vërteta është se pak besonin përmbysjen tonë, por ja ku jemi.” Luis Enrique do të largohet pas këtij sezoni, ndaj mbetet për t’u caktuar pasuesi i tij në drejtimin e Barcelonës.

Zv.presidenti i klubit katalanas shprehet në këtë drejtim: “Nuk e kemi zgjedhur ende një kandidat për zëvendësues. Allegri? Është një trajner i madh, por është herët për të folur mbi këtë. Ne kemi për të luajtur edhe mjaft lojëra shumë të rëndësishme”. Mbyllja e fjalës së Jordi Mestre është e dedikuar për Dani Alves: “Jemi të lumtur për kthimin e tij në Barcelonë, mezi presim për ta përqafuar atë”.

Më shumë nga Champions League