Futboll

Barcelona tundon Liverpool, €125mln është oferta faraonike për Coutinho

Barcelona sapo ka depozituar një ofertë të re prej €125milionë euro (£118.7m) në adresë të Liverpool për Philippe Coutinho. Gjigantët e La Liga janë të dëshpëruar që të blejnë brazilianin, që konsiderohet si alternativa më e mirë për të zëvendësuar të larguarin Neymar, që u transferua pak ditë më parë te PSG, për një shumë rekord prej 222 milionë euro. Pavarësisht ofertës zyrtare prej 125 milionë euro, të paraqitur te klubi kuq, tabloidi britanik “Daily Neës” raporton se Barça është e gatshme të japë deri në 130 milionë euro, nga buxheti i siguruar prej shitjes së Neymar, vetëm për të përforcuar skuadrën blaugrana me kualitetin e Coutinho. Coutinho, pictured celebrating at the end of last season, has submitted a transfer request

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp ka insistuar gjithmonë të theksojë se ylli i ekipit të tij nuk është për shitje, pavarësisht se vetë 25-vjeçari ka kërkuar zyrtarisht lejen për t’u transferuar në Nou Camp. Ndonëse të enjte Barcelona prezantoi blerjen më të fundit, Paulinho, klubi katalanas nuk ka ndërmend të privohet nga Coutinho, i cili parashikohet të luajë përkrah Messi Lionel Messi dhe Luis Suarez në Spanjë. Liverpool deri tani ka refuzuar dy ofertat e para të klubit blaugrana për ish-futbollistin e Inter, përkatësisht £72milionë dhe £90milionë, duke insistuar të mbajë brazilianin në Anfield edhe për këtë sezon.

Rezultate imazhesh për coutinho barcelona daily mail

Më shumë nga Futboll