Kampionatet në Europë

Barcelona zyrtarizon largimin e Arda Turan drejt Stambollit

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Arda Turan ka nënshkruar me Istambul Basaksehir një marrëveshje deri në vitin 2020. Futbollisti 30-vjeçar kthehet në Turqinë e tij të lindjes, duke dështuar të bëjë qoftë edhe një paraqitje të vetme nën drejtimin e Ernesto Valverde këtë sezon. Është mungesa e kohës së aktivizimit, ajo që e ka detyruar atë të lëvizë, pasi kërkon më shumë futboll të luajtur në ekipin e parë. Barcelona ka pranuar kërkesën e lojtarit dhe e ka lejuar Arda Turan të niset për një marrëveshje huazimi prej dy vitesh e gjysmë. Në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit katalanas shkruhet: “Arda Turan ka luajtur gjithsej 55 ndeshje për Barçën, duke shënuar 15 gola në dy vite e gjysmë si lojtar Blaugrana. Në këtë kohë ai ka fituar 6 trofe: 1 kampionat spanjoll, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanjolle, 1 Botëror për Klube dhe 1 Superkupë Europiane.”

Arda u bashkua me Barcelonën nga Atletico Madrid, në verën e vitit 2015. Ai u ble nga skuadra e “Camp Nou” pasi kishte shkëlqyer për rivalët e La Liga-s gjatë një periudhe suksesi të konsiderueshëm në kryeqytetin spanjoll. Turan fitoi titullin kampion, “Europa League” dhe arriti finalen e Ligës së Kampioneve gjatë kohës së tij me Atleticon. Ai, megjithatë, u përball me konkurrencë të ashpër për vendin e titullarit në Katalonjë, ku nuk ishte në gjendje të “gozhdonte” një rol të rregullt gjatë gjithë kohës së tij me Barçën.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë