• Bare realizon ëndrrën, tani do ekipin A

    Publikuar: 11 Jan 3:54

    Mbrëmjen e të martës mesfushori fierak Keidi Bare realizoj ëndrrën e tij disavjeçare duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Atletico Madrid. 19-vjeçari u fut si zëvendësues në minutën e 79-të të pjesë së dytë në vend të mesfushorit Angel Correa. Atletico edhe pse u mposht 2-3 nga Las Palmas kaloi në turin tjetër të Kupës së Mbretit, pasi në takimin e parë pat fituar me rezultatin e pastër 2-0. Edhe pse pak minuta në fushë, mesfushori i kombëtares U-21 tërhoqi vëmendjen e medieve spanjolle.

    Bare cilësohet si futbollisti ideal që trajneri Diego Simeone do për repartin e mesfushës, i aftë në ndërtimin e aksioneve dhe shumë i fortë në rolin e shkatërruesit. Pak çaste më parë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram, të shoqëruar me një foto Bare falenderon stafin teknik për besimin e treguar ndaj tij: “Falenderoj grupin tekink për këtë mundësi që më dha. Jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë klub”. 19-vjeçari prej tre sezonesh është pjesë e Atletico Madrid, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe të trajneri Simeone për ta thirru me ekipin e parë.


    Lexo postimet e tjera