Futboll

“Barkley refuzoi Chelsean sepse Conte kishte fikur telefonin”

Ross Barkley ka qenë shumë pranë transferimit te Chelsea. Në ditën e fundit të merkatos së verës, futbollisti i Everton ishte gati të zhvillonte vizitat mjekësore me “Blutë e Londrës”, por më pas u desh të bënte prapakthehu dhe të refuzonte ofertën. Joy Barton, ish-mesfushori i Burnley, ka zbuluar prapaskenat e tratrativave të dështuara mes Chelseas dhe Barkley.

Rezultate imazhesh për ross barkley conte

Mesfushori 24-vjeçar, i ndjekur prej kohësh nga Antonio Conte nuk arriti dot të transferohej nga Everton te Chelsea, dhe Barkley zbulon motivin: “Kam dëgjuar një histori vërtetë interesante në lidhje me atë. Conte kishte telefonin të fikur kur menaxherët e Barkley kishin provuar ta kontaktonin. Ai vetëm dëshironte të dinte për rolin që do të kishte në skuadër, por Conte kishte telefonin e fikur. Ja pse Barkley nuk firmosi më”.

Më shumë nga Futboll