Connect with us

Femra

Barleti mbetet i pamposhtur, Partizani fiton derbin me Tiranën

Barleti Volej arrin të ruajë kreun e renditjes në volejboll për femra, pas fitores së vështirë dhe tepër dramatike ndaj Teutës me shifrat 3-2, ndeshje e luajtur në Durrës. Një sukses që mban të pamposhtur skuadrën kryeqytetase, që korri fitoren e 12-të në po kaq javë të luajtura. Teuta nuk arriti të konkretizojë me fitore këtë ndeshje delikate që luante para publikut të saj, pasi Barleti besoi te fitorja dhe arriti ta marrë atë në pikët e fundit të setit final. Një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet, pasi të dyja ekipet e kërkuan fitoren dhe treguan se do të jenë pretendente për titull deri në fund. Në Korçë, një fitore surprizë ka arritur skuadra e Lushnjës, që mundi 3-1 ekipin vendës. Një fitore e merituar e skuadrës lushnjare, që e dominoi ndeshjen, duke qenë vazhdimisht në epërsi. Edhe pse vendaset fituan një set, të tretin, ajo mbeti për statistikë, pasi Lushnja mori tri pikët e këtij takimi.

Nga ndeshja Skenderbeu-Lushnja

Partizani arriti një fitore të vështirë dhe me përmbysje në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës, në një derbi mjaft të bukur, të fortë dhe luftarak, që zgjati mbi dy orë. Bardheblutë dolën dy herë në avantazh me sete, por po dy herë u arritën nga të kuqtë, që më pas fituan edhe setin final, duke marrë dy pikë të rëndësishme për renditje. Serti i parë është mjaft emocionues dhe fitohet 25-23 nga Tirana, por i tillë është edhe i dyti, që fitohet nga të kuqtë 22-25. Bardheblutë marrin sërish komandën në setin e tretë, ku fitojnë 25-21, por ritmi i tyre bie ndjeshëm pas këtij seti. Partizani reagon mirë dhe fiton 25-18 setin e katërt e më pas fiton thellë 15-6 edhe setin final. Partizani, me 2 pikët e marra sot, kërcënon Teutën në vendin e dytë, që ndodhet një pikë larg.

VOLEJBOLL – FEMRA GRUPI A1, JAVA E 12-TË (17 MARS)

Vllaznia – Elbasani, 3-1 (25-21, 25-18, 20-25, 25-15)

SOT

Skënderbeu – Lushnja, 1-3 (20-25, 12-25, 25-23, 16-25)

Teuta – Barleti Volej, 2-3 (25-16, 22-25, 20-25, 25-20, 13-15)

Tirana – Partizani, 2-3 (25-23, 22-25, 25-21, 17-25, 6-15)

Renditja: Barleti Volej 34 pikë (12/0), Teuta 28 pikë (9/3), Partizani 27 pikë (9/3), Tirana 20 pikë (6/6), Vllaznia 16 pikë (6/6), Lushnja 11 pikë (4/8), Skënderbeu 8 pikë (2/10), Elbasani 0 pikë (0/12).

Më shumë nga Femra