Volejboll

Barleti Volley dhe Partizani dy finalistët e kampionatit, duel për titullin

Barleti Volley dhe Partizani janë dy ekipet finaliste të play off-it në volejboll për femra pas fitoreve të dyta arritur sot pasdite në ndeshjet gjysmëfinale të kthimit. Një finale e parashikuar edhe më parë, pasi u kualifikuan dy ekipet që e dominuan kampionatin dhe që deri më tani kanë sfiduar njëra-tjetrën edhe në finalet e tjera. Si Barleti ashtu dhe Partizani i fituan 2-0 ndeshjet direkte dhe e meritojnë kualifikimin.

Mjaft e bukur ndeshja mes Teutës dhe Barleti Volley, pasi dy herë ekipi durrsak kaloi në avantazh me sete dhe po dy herë u arritu nga volejbollistet kampione, që dueluan deri në fund. Teuta, ndryshe nga sfida e parë, këtë herë rivalizoi më shumë, ishte shumë më lart dhe tentoi fitoren, por në fund u ndal në setin final, fituar nga barletaset 15-7, që shkuan në finale,  ndërsa Teuta i tha “lamtumirë” aventurës në kampionat.

Partizani fitoi 3-0 edhe takimin e dytë gjysmëfinal ndaj Tiranës, këtë herë në sallën sportive “Fahrie Hoti”, një ndeshje e dominuar nga skuadra e kuqe në të trija setet, duke u kualifikuar me meritë në finale. Ndryshe nga sfida e parë, që ishte më e bukur, dueli i sotëm u dominua nga volejbollistet e Partizani, që ishte më superiore në fushë në të trija setet. Tirana luajti me hope, u përpoq të rivalizojë, por niveli i lojës i skuadrës bardheblu asnjëherë nuk arriti në nivelin e skuadrës së Partizanit, duke u eliminuar nga gara për titull.

Play off – Femra, faza gjysmëfinale

9 prill, Barleti Volley – Teuta, 3-0 (25-12, 25-5, 25-17)

9 prill, Partizani – Tirana, 3-0 (34-32, 25-22, 25-8)

12 prill, Teta – Barleti Volley, 2-3 (25-20, 21-25, 25-18,7-15)

12 prill, Tirana – Partizani, 0-3 (19-25, 17-25, 20-25)

Më shumë nga Volejboll