Volejboll

Barleti Volley “leksion” edhe Lushnjës, e mbyll fazën e parë pa humbje

Ekipi kampion i Barleti Volley e ka mbyllur fazën e parë të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra në krye të renditjes, me 21 pikë të plota, duke u shpallur “kampion i dimrit”. Kryeqytetaset e drejtuara nga trajneri Hasan Gurabardhi fituan sot 3-0 ndaj Lushnjës, takim që u luajt në “Asllan Rusi” dhe që ishte një formalitet për kampionet. Rezultati ishte i pritshëm, duke parë se përballë njëra-tjetrës ishin dy skuadra që ndodhen në skajet e renditjes dhe me objektiva të ndryshëm, në takimin që çeli javën e 7-të dhe të fundit të fazës së parë. Një epërsi e padiskutueshme e Barleti në të trija setet, që u fituan me diferenca, me skuadrën myzeqare që e mbyll këtë fazë të parë pa asnjë fitore dhe në vendin e fundit. Pas këtij suksesi, Barleti shkon 6 pikë avantazh karshi rivales më të afërt, Tiranës, që luan nesër ndaj Teutës. Po nesër luhen edhe takimet për meshkuj, të vlefshme për javën e tetë.

Nga nje ndeshje volejbolli

Volejboll – Femra, Grupi A1, Java e 7-të (sot)

Barleti Volley – Lushnja,                  3-0 (25-13, 25-20, 25-14)

E shtunë, 18 nëntor

Skënderbeu – Vllaznia,                     ora 11:00 (Korçë)

Korabi – Partizani,                             ora 11:00 (Peshkopi)

Tirana – Teuta,                                   ora 17:00 (Fahrie Hoti)

Renditja: Barleti Volley 21 pikë (7/0), Tirana 15 pikë (5/1), Teuta 13 pikë (4/2), Partizani 11 pikë (4/2), Vllaznia 6 pikë (2/4), Skënderbeu 6 pikë (2/4), Korabi 3 pikë (1/5), Lushnja 0 pikë (0/7).

Volejboll – Meshkuj, java e 8-të (18 nëntor)

Skënderbeu – Partizani,                               ora 13:00 (Korçë)

Vllaznia – Teuta,                                            ora 17:00 (Shkodër)

Elbasani – Farka Volley,                               ora 17:00 (Elbasan)

Erzeni – Tirana,                                              ora 18:00 (Durrës)

Studenti (pushim)

Më shumë nga Volejboll