Volejboll

Barleti Volley-Partizani, nesër luhet finalja e parë e titullit

Nesër në mbrëmje, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të luhet ndeshja e parë finale e play off-it në volejboll për femra. Ashtu sikurse ishte parashikuar kohë më parë, përballë njëra-tjetrës do të jenë dy ekipet më të mira të këtij sezoni, Barleti Volley dhe Partizani. E para është kampione në fuqi, ndërsa të kuqtë këtë sezon kanë fituar Kupën e Shqipërisë, pra të dyja ekipet kanë treguar se janë më të mirat dhe e kanë merituar këtë finale.

Barleti Volley ka faktorin fushë në favorin e tij dhe do të luajë në shtëpinë e tij më shumë ndeshje. Partizani ka vendosur që ndeshjet si ekip pritës t’i zhvillojë në sallën sportive “Feti Borova” pranë kompleksit “Tirana Olimpik Park”. Finalet mes Barletit dhe Partizanit pritet të jenë të forta dhe me rivalitet, të dyja ekipet kanë treguar se janë rivale mes tyre edhe pse të “kuqtë”, pas përforcimeve në merkaton e dimrit, kanë qenë superior në parket karshi Barletit.

Play off – Finale Femra

15 prill, Barleti Volley – Partizani, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

18 prill, Partizani – Barleti Volley, ora 19:00 (Feti Borova)

Më shumë nga Volejboll