Seria A

Barzagli: Ai është Bonucci ynë, ndërsa Dybala…

Prej më shumë se një muaji Juventus ka ndryshuar. Është një ekip që vazhdon të fitojë, por ka më shumë soliditet në mbrojtje. Këtë e mirë Andre Barzagli, i cili ka analizuar momentin që po kalojnë bardhezinjtë në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.

“Mos pësimi i golave në 5 ndeshjet e fundit ka qenë një gjë shumë e rëndësishme. Jemi paraqitur mirë në mbrojtje, por kemi parë edhe punën e mirë që kanë bërë sulmuesit dhe mesfushorët. Ka patur një impenjim dhe sakrificë të madhe nga të gjithë, e kemi parë kundër Inter-it, një skuadër që ka lojtarë të rëndësishëm dhe që nuk ka arritur të bëjë asnjë kros apo të godasë portën”, ka thënë mbrojtësi bardhezi.

Më pas ka ardhur një kompliment për një nga kolegët e tij: “Benatia është një lojtar që po jep maksimumin, e ka kuptuar rëndësinë që ka për këtë skuadër. Ai duhet të jetë një nga shtyllat e Juventus-it. Na duhej një lojtar i nivelit të Bonucci-t. Dhe Medhi është ai lojtar. Është kapiteni i kombëtares së tij, ka luajtur me Bayern dhe tani po tregon të gjithë vlerat e tij”.

Një nga lojtarët e skuadrës që po kalon një moment të vështirë është Dybala: “Nuk ka ndryshuar, është ai i përhershmi. Po kalon një moment negativ, por është një djalë shumë i mirë që i dëgjon të tjerët. Jam i sigurt se ka dëgjuar këshillat e Nedved dhe Buffon. Ndoshta i mungon goli, por do ta gjejë shpejt”, ka thënë Barzagli.

Më shumë nga Seria A