Premier League

Bashkëpronari Usmanov nuk ka ndërmend të shesë aksionet e tij të Arsenal

Investitori i dytë më i madh i Arsenal, Alisher Usmanov, thotë se ai nuk do të ulet të negociojë me bashkëpronarin Stan Kroenke rreth aksioneve të tij të klubit.

Është raportuar se Kroenje, i cili zotëron 67% të klubit, kërkon të blejë 30% të aksioneve të Usmanov.

Gjithsesi, Usmanov, 64 vjeç, është shprehur se Arsenal është një projekt afatgjatë.

“I shoh 30% të aksioneve të mia si një aspekt të rëndësishëm për të mbrojtur interesat e tifozëve dhe të klubit,” shprehet ai.

Image result for Alisher Usmanov

Megjithëse është një bashkëpronar, Usmanov nuk është pjesë e bordit apo e njerëzve që merr vendimet tek Arsenal, dhe ka kritikuar Kroenke për dështimet e Arsenal në fushë.

Uzbeku bëri një ofertë 1 miliardë paundë për të blerë aksionet e Kroenke, por amerikani i ka refuzuar.

Më shumë nga Premier League