• Basketbollisti i kombëtares nënshkruan kontratë në Gjermani

    Publikuar: 7 Jan 8:02

    I ardhur verën e vitit të kaluar në ekipin kombëtar shqiptar, basketbollisti amerikan Rashaun Broadus fitoi menjëherë zemrat e fansave kuqezinj me lojërat e tij. Një lojtar cilësor që ndihmoi ekipin kuqezi në eliminatoret e Eurobasket 2017, duke u dalluar me paraqitjen e tij në fushë. Paraqitje që e ndihmoi pak ditë më parë të gjente një ekip të ri për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Mediat gjermane konfirmojnë se Rashaun Broadus ka firmosur një kontratë me skuadrën Rasta Vechta, lajm që është publikuar edhe nga faqja zyrtare e klubit gjerman në “Facebook”.

    Presidenti i FSHB-se, Avni Ponari, gjeta prezantimit te Rashaun Broadus me pasaporten shqiptare

    Drejtuesit e klubit e konsiderojnë këtë blerje si të rëndësishme, pasi organizatori amerikan shihet si një përforcim me vlera për ecurinë e skuadrës. “Basketbollisti amerikan është këtu, organizatori ynë i ri. E mirëpresim në familjen tonë, ku do të na ndihmojë me lojën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit Rasta Vechta. Në eliminatoret e Eurobasket 2017, ai u aktivizua në 5 takime me kombëtaren kuqezi, duke patur një mesatare prej 19.8 pikësh për ndeshje, duke qenë vendimtar në fitoren që Shqipëria arriti ndaj Sllovakisë në “Asllan Rusi”.


    Lexo postimet e tjera