Champions League

Basler: Juventus nuk mund ta fitojë Champions-in me Buffon

Mario Basler, kampion i Europës me Gjermaninë në 1996-ën, nënkampion i Europës me Bayern Munich në 1999-ën, ka dhënë mendimin e tij për Gianluigi Buffon, portieri i Juventus, i cili nuk ka ndëmrend të tërhiqet.

“Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, por shpesh herë na humbet rasti për t’u tërhequr”, ka thënë Basler. “Ndodh që nuk kupton se ka ardhur momenti i duhur për t’u larguar. Unë e kam bërë në moshën 33-vjeçare”.

“Klubi dhe trajneri duhet t’i kishin thënë se kishte ardhur momenti për t’u ndalur. Ndoshta Buffon ka një dëshirë të madhe për ta fituar Champions League, por nuk është më një portier i klasit të lartë. Juventus nuk do ta fitojë kurrë Champions-in me atë”.

Më shumë nga Champions League