Futboll

Bastet për trajnerin e Italisë, De Biasi sfidon Luis Enrique

Cili do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses së Italisë? Kjo është dilema më e madhe në të gjithë qarqet sportive azzurre, si një mënyrë për të shfryer dufin për eliminimin kombëtares së Italisë nga finalet e Kupës së Botës Rusi 2018. Një dilemë që merr për fakt të mirëqënë dorëheqjen ose shkarkimin e trajnerit aktual të Italisë, Gian Piero Ventura, i cili dështoi në misionin për të kaluar azzurrët përtej fazës play-off, duke u mposhtur nga Suedia.

Pikërisht në kulmin e makthit futbollistik të Italisë, kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat për kandidatët potencialë të trajnerëve që mund të zëvendësojnë të dështuarin Ventura. Në krye të listës së publikuar nga BWin, me koefiçentin më të vogël, si favoriti kryesor për detyrën e komisarit teknik të azzurrëve, qëndron Di Biagio, i kuotuar me koefiçentin 1.37, i pasuar nga Carlo Ancelotti me koefiçentin 2.5.

IMG_7796

Në listën e favoritëve si kandidatëve potencialë për postin e trajnerit të kombëtares italiane është edhe ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili sfidon direkt, ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, të dy me koefiçent 12. Më pak favoritët, të kuotuar me koefiçentin maksimal 101 janë Filippo Inzaghi, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, Andrea Pirlo dhe Gianluiggi Buffon.

Më shumë nga Futboll