Futboll

Bastexhinjtë, ja kush do të jetë golashënuesi i Serisë A

Do të jetë Mauro Icardi golashënuesi më i mirë i Serisë A për sezonin e ri sportiv 2017-2018. Kështu besojnë bastexhinjtë, që në mazhorancë kanë vendosur sulmuesin e Interit si favoritin për të fituar trofeun e golashënuesit. Kuotat e basteve tregojnë se Icardi kuotohet me 6,00 për këtë trofe, duke lënë pas një tjetër sulmues argjentinas, Gonzalo Higuain të Juventusit.

Më pas renditen sulmuesit Ciro Immobile (Lazio) dhe Dries Mertens (Napoli), që vjet u rendit i dyti . Mes kandidatëve është edhe sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, ndërsa vetëm i gjashti Edin Dzeko (Roma). Boshnjaku është golashënuesi i sezonit të fundit, por që nuk preferohet nga bastexhinjtë, që e renditin të gjashtin në listë. Seria A do të nisë të dielën në mbrëmje.

Më shumë nga Futboll