Futboll

Bataku me taksën e formimit: Vllaznisë “i plas” bomba në duar, Partizani shembulli i vetëm!

Telesport publikoi ditën e djeshme akuzat e klubit amator KF Shkodra në lidhje me të drejtën për të përfituar taksën e solidaritetit në shitjen e Sindrit Gurit nga Kukësi drejt Oostende-s. Pretendimet, dokumentet dhe korrespondenca e palëve u paraqit e plotë duke hapur një çështje të re në futbollin shqiptar që lidhet me taksën e formimit dhe solidaritetit. Klubi i vogël i qytetit të Shkodrës po jep shembullin e duhur se si duhet luftuar për punën dhe djersën e tyre, pasi padija dhe injoranca ka bërë që shumë ekipe të humbasin fitimet e tyre. Kanë qenë klubet e mëdha, më të informuar dhe më të përgatitur që i kanë përvetësuar.

Nisur nga akzuat e djeshme për sulmuesin Sindrit Guri, KF Shkodra ka akuzuar dhe klubin e Vllaznisë për Rubin Hebajn dhe Arsaed Rahovën. Të dy këta lojtarë janë stërvitur nga Taip dhe Rudi Piraniqi më pas kanë nisur dhe karrierën si profesionist. I pari luan momentalisht me Partizanin, ndërsa i dyti ka nënshkruar kontratë profesioniste me Vllazninë. Nisur nga neni i 20 i Rregullores së Statutit dhe Transferimit të Lojtarëve të FIFA që ka parashikur një kompensim për periudhën e formimit, apo siç quhet ndryshe taksa e formimit, KF Shkodra përfiton para për formimin e Hebajt dhe Rahovës.

100.000 lekë në vit është për Kategorinë Superiore kompensimi, 50.000 lekë në vit për Kategorinë e Parë, 20.000 lekë në vit për Kategorinë e Dytë dhe 10.000 lekë në vit për Kategorinë e Tretë. Nisur nga një rregull i tillë, KF Shkodra ka vënë në dijeni KF Vllazninë që të shlyejë detyrimet ndaj klubit të tyre për Hebajn dhe Rahovën, por gjithçka deri tani ka përfunduar në vesh të shurdhër dhe presidentja Voltana Ademi nuk ka reaguar. Në rast se nuk bëhet kalimi, atëherë Vllaznia mund të përfundojë në gjyq dhe të ketë penalizimi ndaj klubit shkodran.

Ndryshe nga Vllaznia, apo Kukësi, Partizani ka patur të njëjtën çështje me klubin Shkodra për futbollistin Senad Hysenaj dhe drejtuesit e klubit kanë paguar të gjitha detyrimet që i takonin për lojtarin e krahut të majtë.

Më shumë nga Futboll