Europa League

BATE-Chelsea, “Blutë” nuk duhet të kenë probleme

BATE ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit e Europa League që ka luajtur në shtëpi (1 fitore, 5 barazime, 3 humbje) dhe ecuria e tyre në takimet e luajtura para publikut vendas në tetë vitet e fundit kundër skuadrave kryesuese të grupit (si Chelsea) nuk është më e mirë: 2 fitore, 0 barazime dhe 4 humbje.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Edhe ecuria e vendasve në kampionat nuk do të ketë shumë rëndësi kundër një skuadre si ajo e Maurizio Sarri-t. BATE, në fakt, ka fituar tre takimet e fundit të luajtura në kampionat (kundër ekipeve inferiore), por nuk ka arritur të shënojë gol në pjesën e parë.

Një fitore do t’i siguronte “Bluve” kualifikimin në Grupin L dy ndeshje para fundit. Miqtë do të paraqiten në këtë sfidë pas katër fitoresh radhazi të marra në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet. Ecuria e tyre në ndeshjet e Europa League të luajtura në transfertë është gjithashtu e mirë: 4 fitore, 2 humbje.

Megjithatë, mbrojtja e Chelsea nuk ka qenë e pathyeshme, me ekipin e Sarri-t që ka pësuar gol në 3 nga 4 ndeshjet e Europa League të luajtura në tranafertë. Ndërkohë, BATE ka shënuar të paktën një gol pas 75 minutave në pesë ndeshjet e fundit.

Në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura nga Chelsea në të gjitha kompeticionet, të dy skuadrat kanë shënuar. Pavarësisht nga kjo, tetë transfertat e fundit të luajtura nga Chelsea në Europa League janë vendosur nga vetëm një gol.

Më shumë nga Europa League