RUSI 2018

Batistuta: Kritikat ndaj Messit nuk kanë kuptim. Ai është më i miri në histori

Argjentina nuk po ka një moment të mirë. Pas barazimit 1-1 kundër Islandës dhe humbjes 3-0 kundër Kroacisë, trajneri Jorge Sampaoli është kritikuar nga të gjithë, përfshirë edhe lojtarët e tij. Edhe Leo Messi ishte në qendër të ciklonit. Në fakt, shumë prisnin më tepër nga kampioni i Barcelonës.

Sidoqoftë, për të mbrojtur pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ka menduar Gabriel Batistuta, ish-sulmuesi qendror i “Seleccion”. Ai pati disa fjalë mbi performancën e Albiceleste. I vendosur në Firence, në “Piazza Santa Croce” për të marrë pjesë në finalen e futbollit historik, Batistuta tha:

“Sigurisht, unë do të kisha preferuar një tjetër Kupë Bote për Argjentinën. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por ende nuk është mbyllur gjithçka. Në futboll kurrë nuk i dihet. Ende kemi një shans të fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë.

A mund t’i jap disa këshilla Messit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është një lojtar i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim, – tha Batistuta, i cili më pas ka vazhduar duke folur për mundësinë e të stërviturit të Argjentinës prej tij: “Unë jam duke ndjekur kursin e trajnerit në “Coverciano”, më shumë nga kurioziteti dhe për të mësuar diçka të re. Pastaj, se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, do të shohim”.

Më shumë nga RUSI 2018