Bundesliga

Bayern, blerja e re debuton me gol ndaj Al Ahli

Sandro Wagner ka regjistruar rikthimin e tij me ngjyrat e Bayern Munich me një gol teksa kampionët e Bundesliga-s kanë filluar 2018 me një fitore 6-0 ndaj Al Ahli në Doha.

Sulmuesi, i cili u transferua në Allianz Arena nga Hoffenheim më 1 janar kanë lënë Bayern 10 vite më parë, zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë gjatë miqësores të së shtunës.

Të besuarit e Jupp Heynckes shënuan edhe pesë gola të tjerë – Tolisso, Robben, Coman, Dorsch dhe Niklas Sule gjetën rrjetën.

Wagner i ishte afruar golit pas një goditjeje me kokë përpara se të tregohej më i saktë në minutën e 38-të.

Tolisso ishte i vetmi lojtar i formacionit që u rikthye në fushë pas pushimit dhe dyfishoi rezultatin tetë minuta pas vërshëllimës që nisi pjesën e dytë.

Një fillim i mirë për Wagner, nga i cili bavarezët presin shumë në vitet e ardhshme.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga