Merkato

Bayern, Donnarumma ose Ter Stegen për të zëvendësuar Neuer

Bayern Munich ka hedhur sytë te Marc-Andre ter Stegen dhe Gianluigi Donnarumma për të zëvendësuar të dëmtuarin Manuel Neuer.

Portieri i përfaqësueses gjermane pritet të rikthehet në janar pas një frakture në këmbë, por raportet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se Neuer mund të jetë qëndrojë larg fushave të paktën deri në mars.

Zëvendësuesi aktual, Sven Ulreich, nuk ka bindur aspak deri tani, dhe Mundo Deportiva pretendon se Bayern është gati të investojë te një portier i ri në merkaton e janarit.

Image result for donnarumma ter stegen

Zgjedhja e parë do të ishte një tjetër portier i përfaqësueses gjermane Ter Stegen, por Barcelona nuk do të ishte e gatshme të dëgjonte asnjë ofertë për portierin, sidomos në mesin e merkatos.

Një tjetër emër në listë është Donnarumma, talenti 18-vjeçar i cili vetëm së fundmi ka rinovuar me AC Milan.

Gjithsesi, një objektiv më i mundshëm është ai i Kepa Arrizabalaga i Athletic Bilbao.

Image result for donnarumma ter stegen

Më shumë nga Merkato