Bundesliga

Bayern e blindon dhe më pas e braktis, Milan është gati të ndërhyjë

Në fillim do të vijë sulmues dhe më pas mesfushori. Milan po vazhdon të lëvizë në merkato. Kontaktet me Fiorentina-n për Nikola Kalinic vazhdojnë, sepse objektivi i Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli është ai që t’ia vënë në dispozicion sulmuesin kroat Montella-s për ndeshjen e parë të kampionatit që Milan do të luajë kundër Crotone-s. Ndërsa, pak më vonë, parashikohet përforcimi i ekipit me një mesfushor, në mënyrë që të kompletohet reparti i mesfushës. Emri i momentit është ai i Milan Badlej, por nuk bind plotësisht drejtuesit kuqezinj, që akoma nuk kanë hequr dorë nga ëndrra Renato Sanches.

Milanezët janë prej disa javësh në pritje, të shtyrë edhe nga marrëveshja verbale me lojtarin, i cili është shprehur i gatshëm të transferohet në Milanello. Menaxheri Jorge Mendes, i cili ia ka ofruar ish-lojtarin e Benfica-s Fassone-s dhe Mirabelli-t, po bën rolin e ndërmjetësit mes Bayern dhe Milan. Dy klubet janë shumë larg marrëveshjes, me klubin bavarez që e ka paguar 40 milionë euro lojtarin plus 20 si bonus dhe nuk ka ndërmend ta shesë për një çmim të ulët. Kushtet e vendosura nga Bayern janë të qarta: Renato Sanches do të largohet vetëm nëse blihet përfundimisht ose i huazuar me detyrimin e blerjes së tij në fund të sezonit për 35 milionë euro. Por Milan nuk është dakord me detyrimin e blerjes.

Ndërkohë, lojtari, që është blinduar më shumë se një herë nga trajneri Carlo Ancelotti, nuk është aktivizuar në ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, të luajtur kundër Chemnitzer, ai ka qëndruar në stol për 90 minuta. Ancelotti ka aktivizuar Arturo Vidal në vend të Rudy. Në Superkupën e Gjermanisë, kundër Dortmund, Renato është futur në minutën e 84-t në vend të Tolisso. Për momentin portugezi është zgjedhja e katërt e Ancelotti-t në mesfushë, por nuk duhet harruar se Thiago Alcantara nuk ka rikuperuar akoma nga dëmtimit. Me kthimin e ish-lojtarit të Barcelona-s, Sanches do të bëhej zgjedhja e pestë. Për këtë arsye Fassone dhe Mirabelli kanë besim dhe janë në pritje të një sinjali. Ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare për këtë operacion, me Milan që shpreson te një ulje nga ana e Bayern, ndoshta për formulën e marrjes së lojtarit.

Më shumë nga Bundesliga